“BalkanWeb” sjell pamje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, ku humbi jetën një i moshuar.
Siç shihet nga pamjet, makina tip “Toytoa”, e cila drejtohej nga shtetasja A. M., është përplasur me një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 69-vjeçari Razi Hoxhaj.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë nga policia në spital dhe u fut në sallën e operacionit, por nuk mund të mbijetojë. Në vendngjarje shihen njolla gjaku dhe sende të të moshuarit, i cili fatkeqësisht humbi jetën.
Arena e Lajmit