Video/“Qëkur mbështeta Foltoren më sulmuan nga mëngjesi në darkë”, biznesmeni në tryezën me Berishën: Mora kredi për autobusë dhe më hoqën licencën

Biznesmeni

Në tryezën mes biznesit dhe Partisë Demokratike, një tjetër biznesmen tregoi se si u persekutua nga administrate shtetërore pasi mbështeti publikisht Foltoren e Berishës.

Ai tha se megjithëse mori një kredi për të blerë autobuzë sipas licencës që kishte marrë, i vendosën një gjobë të madhe dhe më pas ia hoqën edhe licencën.

“Para ditës 11 që mu dha rasti dhe mbështeta në Foltore Berishën jam sulmuar nga mëngjesi deri në darkë. Kisha një linjë autobuzësh për shërbim publik me të gjitha parametrat. Makinat i kisha të 2005 e pas, siç ishte në kontratë. Mu vunë nga mbrapa, më vunë 15 milionë lekë gjobë.

Derisa ma hoqën fare liçencën. Unë kisha marrë 100 milionë lekë kredi për ti blerë autobuzët dhe mi hoqën. Autobuzët janë të parkuar. U them te bashkia: kam qenë biznes i madh pa tvsh, a mund të kaloj biznes i vogël. Më thonë “në asnjë mënyrë”. Jam vetëm unë i siguruar”, tha biznesmeni.

“I bëj thirrje të gjithë biznesmenëve të ndershëm të mos kenë frikë por të bashkohen me ne. me ne do të bashkëjetojnë. Ata që nuk vijnë sot këtu kanë presione nga më të ndryshmet. Unë për vete do ngelem biznesmen i vogël, por me moral të madh”.

Video/“Qëkur mbështeta Foltoren më sulmuan nga mëngjesi në darkë”, biznesmeni në tryezën me Berishën: Mora kredi për autobusë dhe më hoqën licencën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook