Avokatët e Gjirokastrës vijojnë bojkotin deri më 29 qershor, pritet vendimi final për…

Harta Gjyqesore

Bojkoti i avokatëve gjirokastritë do të vazhdojë, duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër pas komunikimit me çdo avokat vendosi të vijojë bojkotin edhe këtë javë, deri në datën 29 qershor, ditë në të cilën në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, nga ku do të vendoset sesi do të veprohet në të gjithë vendin.

Vendimi që do të merret, do të jetë detyrues për te gjitha dhomat.

Për këtë vendim unanim të Dhomës Avokatisë Gjirokastër, do të njoftohen kancelaritë e Gjykatave të Shkallës së parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Administrative, dhe Gjykatës së shkallës së parë Përmet.

Arena e Lajmit

Avokatët e Gjirokastrës vijojnë bojkotin deri më 29 qershor, pritet vendimi final për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook