Videoja që po “çmend” rrjetin, Pique kapet “mat” në makinë me… Shakirën

Që kur njoftuan ndarjen e tyre më 4 qershor, Shakira dhe Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Marrëdhënia mes lojtarit të Barcelonës dhe këngëtares kolumbian mund të ketë përfunduar, por një video e Pique -s ka trazuar ujërat në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi po dëgjonte këngën “Inevitable” tës ish-partneres së tij Shakirës kur iu desh të ndalonte teksa po largohej nga stërvitja e Barcelonës pikërisht në vendin ku tifozët presin lojtarët në mënyrë që të kapin një selfie se një video.

“Çfarë kënge e mrekullueshme,” bërtiti përdoruesi @carmonaa.23, i cili publikoi videon në llogarinë e tij në TikTok, e cila tashmë ka mbledhur më shumë se 4.5 milionë klikime dhe më shumë se 250,000 pëlqime.

Pique dukej serioz dhe i menduar, por surpriza erdhi kur fansat dëgjuan muzikën që ai luante në makinë.

Në fakt, ditët e fundit është raportuar se Pique ka ndërprerë lidhjen me vajzën me të cilën dyshohet se po tradhtonte Shakira -n dhe që përfundimisht çoi në prishjen e marrëdhënies së tyre. Ka pasur shumë thashetheme, por e vërteta është se Shakira po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe po e shfrytëzon situatën për t’u mbështetur tek familja dhe miku i saj i ngushtë Alejandro Sanz.

 

Videoja që po “çmend” rrjetin, Pique kapet “mat” në makinë me… Shakirën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook