VIDEO/ Merr fund pritja dhe mund të nisë festa! Milani është përsëri kampioni i Italisë!

Milani është shpallur kampion i Italisë për edicionin 2021-2022 pas triumfit 3-0 në fushën e Sasuolos në ndeshjen e fundit të kampionatit.

7675675

Skuadrës kuqezi i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar trofeun, pasi kishte një avantazh prej dy pikësh ndaj Interit dhe epërsinë në duelet direkte. Por skuadra e Piolit hyri në fushë me objektivin e qartë të kërkimit të një fitoreje dhe me Leaon që krijonte e Zhiru të pagabueshëm para portës, ia doli të çonte shpejt shifrat në 2-0, me Konsiljin i cili u desh të bënte mrekullinë disa herë për të evituar një goleadë edhe më të thellë. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i Kesi, i cili çoi shifrat në 3-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, nuk ndryshoi thuajse asgjë edhe për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në fushën e lojës nga të dy skuadrat. Kështu, u prit vetëm vërshëllima përfundimtare që ktheu titullin përsëri në duart e kuqezinjve.

SASUOLO-MILAN 0-3
17′, 33′ Zhiru, 36′ Kesi

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Mbyllet ndeshja me suksesin 3-0 të Milanit.

89’ Portieri Satalino, i futur në fushë në vend të Konsiljit, pret një gjuajtje të Kalabria në zonë, duke i mohuar golin e radhës kuqezinjve.

86’ Traore mundohet të gjejë golin e nderit me një gjuajtje nga jashtë zonës, Menja devijon në shtyllë dhe më pas largon mbrojtja.

78’ Vjen edhe goli i Ibrahimoviç, por vijërojtësi ndal festën e suedezit. Në momentin e nisjes së aksionit, Leao ishte në pozicion jashtë loje.

73’ Shpërthen festa në tribuna por këtë radhë për hyrjen në fushë të Ibrahimoviç në vend të Zhiru.

60’ Aksion i shpejtë në krahun e majtë i Milanit, pasimi për Leaon ndalohet nga mbrojtja që i heq mundësinë portugezit të gjuajë në portë.

52’ Tjetër harkim në zonë për Berardin dhe përsëri sulmuesi nuk ka saktësinë e duhur për të gjuajtur në katërkëndorin e Menja.

49’ Kthesë e fortë e Berardit nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës së mbrojtur nga Konsilji.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Milanit.

45’+3’ Përsëri top i humbur para zonës nga mbrojtja e Sasuolos, sfera shkon te Leao i cili vonohet dhe nuk ia del të gjuajë drejt portës së Konsiljit.

41’ Pas një goditje dënimi të Raspadori, Menja detyrohet të bëjë një pritje vendimtare për të evituar golin e vendasve.

39’ Rafael Leao provon vetë nga distanca, Konsilji i thotë “jo” gjuajtjes së tij.

33’ GOOOL MILANI! Gabimi i tretë radhazi nga mbrojtja e Sasuolos, këtë herë është Kesi i cili çon topin në rrjetë.

33’ GOOOL MILANI! Mbrojtja e Sasuolos humb topin pata zonës me Leaon i cili pason për Zhiru dhe sulmuesi francez nuk fal përsëri. 0-2

30’ Pas një goditje dënimi të Raspadori nga e djathta, Ajhan me kokë gjuan në zonë por kalon sferën mbi traversë.

22’ Pas një goditje nga këndi, Konsilji devijon dy herë radhazi para portës së tij për të mbajtur skuadrën në lojë dhe për të evituar golin e dytë.

21’ Gjuajtje e fortë e Tonali, Konsilji devijon mbi traversë.

20’ Milani shpërthen vazhdimisht në krahun e majtë të sulmit, ku Sasuolo duket në vështirësi të mëdha dhe nuk arrin të ndale Leaon apo Kruniç që vepron më këtë zonë.

17’ GOOOL MILANI! Leao merr topin në mesfushë nga Ajhan dhe niset drejt zonës, aty pason për Zhiru i cili gjuan dhe kalon topin mes këmbëve të Ferrarit dhe Konsiljit për ta ndalur në rrjetë.

12’ Gjuajtje e fortë e Leasos që nuk kontrollohet nga Konsilji, Kruniç nuk përfiton.

10’ Tjetër rast i pabesueshëm i Milanit me Salamakers i cili del i vetëm para Konsiljit po gjuan sferën në trupin e gardianit të vendasve.

9’ Në goditjen vijuesepasardhëse nga këndi, Tomori devijon drejt portës, por është Maksim Lopez i cili ndal sferën në vijën fatale.

9’ Rafael Leao del i vetëm para portës, gjuajtja e tij devijohet jashtë.

8’ Drithërima në portën e Sasuolos. Pas një goditje dënimi, Zhiru gjuan me kokë i vetëm para portës, por Konsilji grushton.

6’ Berardi mundohet që të gjejë golin me një tentativë nga distanca, sfera përfundon jashtë.

4’ Harkim nga e majta i Kiriakopulos në shtyllën e parë për Skamaka, Menja del dhe kontrollon sferën.

1’ Nis dueli në “Mapei Stadium”

FORMACIONET ZYRTARE:

656456456

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Merr fund pritja dhe mund të nisë festa! Milani është përsëri kampioni i Italisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook