Interi e ka mbyllur këtë sezon të Serisë A me një fitore të pastër me shifrat 3-0 kundër Sampdorias në “San Siro”.
Skuadra e Simone Inzagit e dominoi takimin që në start por goli i avantazhit erdhi vetëm në pjesën e dytë me Ivan Perisiç. Dopieta e Korreas vulosi gjithçka me argjentinasin që u rikthye te goli.
Zikaltërit e mbyllin kështu këtë sezon në vendin e dytë me një diferencë prej 2 pikësh nga Milani i vendit të parë që u shpall kampion.
Një sezon ky i mbyllur me dy trofe për zikaltërit që arritën të regjistron suksese në Kupën dhe Superkupën e Italisë ku mposhtën Juventusin në të dyja finalet.
Inter 3-0 Sampdoria
Perisiç 49′, Korrea 55′,57′
NGJARJET KRYESORE:
90+3 Përfundon sfida.
76’ Miqtë provojnë të gjejnë golin e nderit, Handanoviç ndal gjithçka.
-GOOOOL Inter. Korrea shënon përsëri pas një topi të mbetur në zonën e Sampdorias.
-Goooool Interi gjen golin e dytë me Korrean që finalizon sakt një top në zonë.
49′ Gooool Interi në avantazh. Perisiç sjell avantazhin te ziklatërit.
46′ Starton pjesa e dytë
45+1 Mbyllet pjesa e parë.
42’ Lautaro shpërdoron në mënyrë të pabesueshme, argjentinasi provon 2 herë rresht por pa sukses
37’ Korrea provon me kokë, tentativa e tij ndalet nga Audero.
33’ Disa tentativa por pa sukses, Lautaro dhe mesfusha tentojnë goditjet drejt portës por bllokohen.
31’ Zikaltërit shpërdorojnë një situatë 3 kundër 2, Barela nuk gjen dot golin.
27’ Kandreva tenton një goditje potente nga jashtë zonës, Handanoviç ndal gjithçka.
24’ Lautaro i shkon shumë pranë golit, goditja e tij prek lehtë shtyllën dhe përfundon jashtë.
23’ Perisiç gjen topin pas një këndoreje, goditja e tij ndalet nga mbrojtja.
10’ Mundësi fantastike për Sampdorian, Kandreva vertikalizon drejt zonës por Dumfris largon topin nga pasqyra e portës
4’ Korrea provon shkëputjen duke ju drejtuar zonës, Joshida e ndal me faull dhe merr kartonin e parë të verdhë te sfidës.
1′ Starton sfida në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMAPSORT.AL
Loading…