Moderatorja e njohur Aulona Musta po shijon disa ditë relaksi jashtë vendit së bashku me bashkëshortin e saj, dhe këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet postimeve që bën në rrjetet sociale.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh i jep mundësinë ndjekësve që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme rreth jetës që bën. Në një intervistë virtuale që Aulona reazlizoi me ndjekësit e saj në Instagram, pyetjet ishin vetëm në lidhje me bashkëshortin e saj, dhe ky i fundit do të përgjigjej.
Kështu, Tomi, bashkëshorti i Aulonës, zbuloi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, që nga fillimi i njohjes te gjërat që pëlqen dhe nuk pëlqen tek moderatorja.
Disa nga pyetjet:
Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë te Aulona?
-Në fillim më pëlqenin flokët, por tani më pëlqen ajo pjesa më e palestruar.
A mendon se je me fat që ke një grua si Aulona?
-Unë mendoj që fati është shumë i mbivlerësuar, por unë jam me shumë fat.
Cila pjesë e trupit nuk të pëlqen te Aulona?
-Më pëlqejnë të gjitha.
Kush bëhet nervoz më shpejt?
-Unë e shoh që kjo është adresa jote dhe janë fansat e tu kështu që të gjitha përgjegjësit po i marr vetë. Unë bëhem… Unë jam shumë i qetë.
Çfarë nuk të pëlqen tek Aulona?
-Nxitimi i çdo lloj forme dhe në çdo moment nuk më pëlqen.
A ka ndonjë moment grindje?
-Shumë, por ka diçka pozitive se ata që zihen kanë më shumë interaktivitet mes tyre.
Kush është më strik në edukimin e Amarës?
-Unë mendoj që jam më strikt, megjithëse më kushton shumë.
Kur e kuptoi që ti je e duhura?
-S’jam i sigurt akoma.
A është tip xheloz Tomi?
-Pak fare besoj.
Kur e ke njohur për herë të parë Aulonën?
-Kur e kam parë për herë të parë ka qenë si e mërzitur edhe kjo gjë më ngacmoi. Kishte ca sy kështu si të trishtuar si qenushe.
Aulona është shprehur pak kohë më parë se përgjatë viteve të para të lidhjes ka pasur xhelozi, të cilën e cilësoi një ‘tmerr’ por që tashmë ata e kanë kaluar këtë fazë të lidhjes pasi partneri i saj e ka kuptuar që kjo është pjesë e punës së moderatores.
“Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.