Milani dhe Interi luajnë në javën e fundit të Serisë A shanset e tyre për titullin kampion pas një gare shumë të ethshme që ka parë skuadrat të ndërrojnë pozicionet në krye. Një finish i veçantë kampionati që po përjetohet me entuziazëm nga tifozeritë e të dy skuadrave.
Mjafton të shohësh pamjet se si janë pritur dy ekipet në mbërritjen e tyre në stadium për ndeshjet përkatëse dhe kuptohet qartësisht pritshmëria që është për ndeshjet e sotme.
Tifozët e Milanit, dhe pse në transfertë përballë Sasuolos, kanë bërë ekipin që të ndjehet si në shtëpi në momentin kur ka mbërritur para “Mapei Stadium” për këtë sfidë.
#Milano arrivato al Mapei Stadium: tifosi rossoneri in delirio
📹 @AntoVitiello pic.twitter.com/u8zZHgjUal— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 22, 2022
Ndërsa sigurisht, përballë “San Siro” ishte një “det” tifozësh zikaltër të cilët shpresojnë që ekipi të bëjë detyrën e vet ndaj Sampdorias e një ndihmë t’u vijë nga Sasuolo, për një titull kampion që ndoshta do të shijonte më shumë se çdo herë tjetër.
#InterSampdoria, l’arrivo della squadra di #Inzaghi a #SanSiro
👉 @Ale_Rimi pic.twitter.com/0d6vzv8jTg— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) May 22, 2022
Arena e Lajmit
Loading…