Prej disa ditësh sheshi “Skënderbej” ishte përgatitur për t’i servirur ndeshjen Sasuolo-Milan tifozëve kuqezi të cilët kishin paralajmëruar një pjesëmarrje masive.
Pamjet përpara sfidës tregojnë se këto pritshmëri janë përmbushur me fansat e “Djallit”që e kanë mbushur hapësirën që u ishte dedikuar.
Atmosfera duket mjaft e zjarrtë me koret dhe thirrjet që tifozët prezent po i dedikojnë skuadrës së tyre në pritje të një suksesi që për Milanin mungon prej 11 vitesh.
PANORAMAPSORT.AL
Loading…