Superliga e Kosovës, mbylli ditën e sotme, siparin, teksa u luajtën 5 sfidat e vlefshme për javën e fundit të kampionatit.
Kampionët e Ballkanit e mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshëm ketë sezon, teksa mposhtën Gjilanin me rezultatin 2-0. Skuadra e Ilir Dajës e mbylli me 76 pikë kampionatin 1 më shumë se Drita e vendit të dytë.
Për sa i përket Europës, Drita, Gjilani dhe Llapi janë 3 skuadrat që arritën të siguronin një biletë, ndërkohë që Prishtina, ish-kampionia e Sezonit të kaluar, falë triumfit në ndeshjen e fundit ndaj Llapit, arriti t’i shpëtonte “play-out”-it duke u renditur në vendin e 5-të.
Ndërkoëhë që Malisheva është skuadra që shkon në “play-out”. Për sa i përket Feronikelit dhe Ulpianës, këto 2 skuadra e kishin prerë biletën drejt kategorisë së parë, prej javës.
Arena e Lajmit
Loading…