“Më pak kontrolle fizike”, Rama publikon videon në Qafë Thanë: Open Balkan ka dhënë rezultate të lehtësimit të tregtisë

Edi Rama 2

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në Qafë Thanë, ndërsa shprehet se Open Balkan ka dhënë rezultate të lehtësimit të tregtisë.

Kryeministri gjithashtu tha se do të vijojnë lehtësimet për të gjithë ata që prej vitesh tregtojnë.

“Besoj që sa më shumë shembuj të jenë përpara syve aq më e qartë bëhet gjithçka. Do të lehtësojmë të gjitha ata që prej shumë vitesh bëjnë tregti në këto vende”, tha Rama.

Kujtojmë se pjesëmarrës të nismës “Open Balkan”, do të mblidhen sot dhe nesër në Ohër.

Ndërkohë Të mërkurën, ata pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit – në të cilat Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Mali i Zi dhe Bosnja marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve.

Arena e Lajmit

“Më pak kontrolle fizike”, Rama publikon videon në Qafë Thanë: Open Balkan ka dhënë rezultate të lehtësimit të tregtisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook