U luajt ditën e sotme, java e fundit e Premier Ligës, teksa nuk munguan surprizat! Mançester Sitit, falë përmbysjes dramatike në shtëpi ndaj Aston Vilës, arriti të kurorëzohej me titullin e 8-të kampion në histori.
Një fund përrallor edhe për Lidsin, që falë fitores 1-2 në javën e 38-të ndaj Brentford, siguroi qëndrimin në elitën e futbollit anglez, teksa nga kategoria u rrëzua Bërnlei, që u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Njukastëlli.
Nuk pati surpriza për sa i përket zonës Champions në këtë javë të fundit. Totehnhemi shpartalloi me rezultatin 0-5 Noruiçin, duke lënë jashtë Champions-it, Arsenalin e Xhakës.
“Topçinjtë” së bashku me Mançester Junajtid do të militojnë në Ligën e Europës, ndërsa Uest Hemi i vendit të 7-të do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.
Arena e Lajmit
Loading…