Pakti i detit me Greqinë/ Çdo ndodhë pas 25 korrikut? Erl Murati: Presidentit të ri po i mbaron muaji i mjaltit, do dalë të flasë për…

111

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka folur rreth debatit që është krijuar për iniciativën e “Open Balkan”, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Lidhur me mbështetjen e hapur ruse që “Balllkani i Hapur” mori pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, Murati tha se kjo është një nismë e kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij Aleksandër Vuçic për të faktorizuar figurën e tyre në arenën ndërkombëtare, por nuk pret që rajoni të orientohet drejt Rusisë.

“Nëse Ballkani i Hapur do të haste në një kundërshti të fortë nga BE dhe SHBA ne do ta dëgjonim këtë. E vërteta është se ato kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm për Ballkanin e Hapur. Ato kanë folur apriori pro dialogut dhe shkëmbimit doganor. Nëse Rama dhe Vuçic duan ta hapin Ballkanin mes tyre, le ta hapin. Por ama jo sa herë takohen 2-3 herë në vit të portretizojnë Albin Kurtin , Kosovën si kundërshtarë të hapjes së rajonit.  Ministri I jashtëm Lavrov i ka dhënë një mbështetje pa doreza këtij procesi. Kjo është një nismë e dy politikanëve me prirje autokrate që duan të shiten në Uashington si dy oratorë që duan ta mbrojnë Ballkanin. Duke vazhduar Ballkanin e Hapur, Rama dhe Vuçic faktorizojnë figurën e tyre duke kërkuar vëmendje ndërkombëtare”, tha Murati.

Në vijim ai u shpreh se lidhur me këtë çështje do t’i kërkohet një qëndrim edhe Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj pas datës 24 korrik kur ai do të marrë zyrtarisht detyrën.

“Kur të marrë detyrën e Presidentit të Republikës duhet të mbajë disa qëndrime. Së pari për Ballkanin e Hapur pasi aktuali ka qenë kundër”, deklaroi Murati.

Por sipas tij një tjetër çështje e rëndësishme që do t’i prishë “gjumin” Kreut të ri të Shtetit është ajo e kufirit detar me Greqinë, pasi deri më sot Presidenti Ilir Meta është akuzuar nga qeveria se po pengon bisedimet me fqinjin jugor.

“Së dyti për akuzën që kryeministri Rama ka bërë ndaj Presidentit të Republikës se ka penguar zgjidhjen e çështjes së detit. Për këtë Presidenti Begaj duhet të japë përgjigje nëse do jap autorizim për nisjen e bisedimeve të reja apo për ta çuar çështjen në Hagë. Për Begajn ky është muaji i mjaltit por nga 25 korriku nis dita e gjykimit dhe do të vlerësohet për qëndrimet që do të mbajë qoftë për institucionet ndërkombëtare por edhe politikën e brendshme, përplasjet politike”, u shpreh ai.

Pakti i detit me Greqinë/ Çdo ndodhë pas 25 korrikut? Erl Murati: Presidentit të ri po i mbaron muaji i mjaltit, do dalë të flasë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook