Ndarja nga jeta e Mino Raiolës/ Nga kamarier në mbret të merkatos, jeta e pabesueshme e një emigranti të suksesshëm

Karmine Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino Raiola, lindi në Salerno më 4 nëntor 1967.

RAIOLA 1

Kur ai ishte një vjeç, familja e tij u transferua në Holandë, në Harlem, për t’iu përkushtuar ushqimit dhe restaurantit. Që në moshë shumë të vogël ai ndihmon prindërit e tij duke qenë kamerier, një aktivitet që nuk e pengon të mbarojë shkollën e mesme dhe të fillojë të ndjekë Fakultetin Juridik.

Ai ka qenë i prirur të mësojë 7 gjuhë të huaja gjuhën italiane, holandeze, angleze, gjermane, spanjolle franceze dhe portugeze. Pasi ka luajtur në ekipet e të rinjve të Harlemit, ai fillon të bëhet përgjegjës për ekipin në moshën 20 vjeçare përpara se të mbante postin e drejtorit sportiv dhe të themelonte një kompani të menaxherëve të futbollit.

Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur solli Brajan Roin te Foxha, një vit pasi bërin ndërmjetësin në tratativën mes Ajaksit dhe Interit për Denis Berkampit dhe Uim Xhonkut.

U bë agjent i FIFA-s dhe themeloi kompaninë “Sportman”, me qendër në Montekarlo. Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë me përfaqësuesit e kampionëve si Nedved, Ibrahimoviç, Pogba, Baloteli, Verrati, Donaruma, De Ligt dhe Haland.

Sipas “Forbes”, Raiola, në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë.

Jo veçanërisht i dashur nga drejtuesit e klubeve, ai bëri pasurinë e tij dhe të klientëve të tij dhe do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit.

– Arena e Lajmit


Ndarja nga jeta e Mino Raiolës/ Nga kamarier në mbret të merkatos, jeta e pabesueshme e një emigranti të suksesshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook