“T’i hapim tamam kufijtë, si në ish-shtetin tonë të përbashkët”! Kërkesa e çuditshme e përfaqësuesit të Bosnje-Hercegovinës në Samitin e Ohrit: Do bëhemi shumë shpejt pjesë

Zoran 433x300

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bonje-Hercegovinës, Zoran Tageltija, ka dhënë mesazhin e tij në Samitin e Ohrit, ku tha se vendi i tij do të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur” shumë shpejt.

Zyrtari i lartë i Bosnje-Hercegovinës tha se për fat të keq vendi i tij nuk ka konsensus për “Ballkanin e Hapur” dhe nuk ka asnjë përgjigje për këtë, por vetëm heshtje. Sipas tij, të gjitha vendet duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe t’i hapin tamam kufijtë.

Ju ftoj të gjithëve të bëhemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”, t’i hapim tamam kufijtë, të mundësojmë që njerëzit të jetojmë siç kanë jetuar në ish-shtetin tonë të përbashkët”, tha mes të tjerash Tageltija.

“Bosnje-Hercegovina për fat të keq nuk ka konsensus për “Ballkanin e Hapur”. Nuk ka përgjigje pse, nuk ka dhe përgjigje negative, thjesht është një heshtje. Përgjigjja qëndron në sirtarët e atyre që duhet të vendosin. Sipas meje, shkaqet qëndrojnë te e kaluara, por ka pasur dhe ndikime politike të grupeve të caktuara. Në Bosnje-Hercegovinë ka ndikim nga ana e individëve, ambasadave të caktuara, që vlerësojnë se ky vend nuk duhet të jetë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Kur mora ftesën, mendova nëse duhet të vij, dhe nëse po, çfarë të them. Këtu jam për faktin se shumica e njerëzve atje e mbështesin këtë nismë. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe të pranojmë të gjitha marrëveshjet, në çastin kur miratohet një vendim politik. Këtu jam edhe sepse jam i sigurt që kjo është e mirë për komunitetin e biznesit. Jam i sigurt që “Ballkani i Hapur” mund të potenciojë një zhvillim të rajonit. Bosnje-Hercegovina më vonë apo më herët do të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Besoj se shumë shpejt ky vend do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Është nisma më e mirë për zgjidhjen e problemeve me energjinë, ushqimin, çmimet, e gjithçka që na pret në muajt në vijim. E di që është shumë e vështirë të kuptoni rrethanat politike në Bosnje-Hercegovinë, pasi nuk na kuptojnë mirë edhe ata që kanë marrë miratime për të marrë vendime në Bosnje-Hercegovinë, t’i ndihmojnë këtij vendi. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”, t’i hapim tamam kufijtë, të mundësojmë që njerëzit të jetojmë sic kanë jetuar në ish-shtetin tonë të përbashkët”, tha Tageltija.

Arena e Lajmit

“T’i hapim tamam kufijtë, si në ish-shtetin tonë të përbashkët”! Kërkesa e çuditshme e përfaqësuesit të Bosnje-Hercegovinës në Samitin e Ohrit: Do bëhemi shumë shpejt pjesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook