Abazoviç për “Ballkanin e Hapur”: Çdo nismë që të çon drejt progresit ka mbështetjen e Malit të Zi, pres që Kurti të bashkohet në tryezë

4545487878

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e tij në Samitin e “Ballkanit të hapur”, u shpreh se çdo nisme që premton dhe të çon drejt progresit, do të ketë mbështetjen e tij.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës që të bashkohet në këtë nisme, duke thënë se shpreson që në takimin e radhës të jetë prezent.

“Këtë e shikoj të kemi një të ardhme të mirë të bazuar në ekonomi, biznes, bashkëpunim në të gjitha fushat, kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur. Pavarësisht emrit, çdo nismë që mund të shpijë drejt progresit do ketë mbështetjen e Malit të Zi.

Ideja është të kemi dialog, pasi kjo shpie drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri tjetri. Politikat e fundit, e historisë mos respektimit, të theksimit të konflikteve, këto na kanë mbajtur këtu ku jemi tani, detyra jonë është ta bëjmë diçka për ta ndryshuar këtë.

Herën tjetër të jemi gjashtë persona, dhe të flasim për nevojat e qytetarëve dhe jam i bindur që mesazhi drejt BE do jetë shumë më ndryshe.

Ata që tani e kontestojnë këtë nismë, të kuptojnë që janë gabim, dhe se kjo pjesë e botës i përket familjes së madhe europiane. Që të jemi anëtarë të kësaj familje duhet të ndryshojmë dhe mentalitetin tonë.

Duhet të bëjmë ribrandim të Ballkanit perëndimor, t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit, kjo është mënyra e vetme për ta arritur këtë.

Pres që kryeministrin i Kosovës të vijë dhe të flasim për nisma të përbashkëta”, tha ai

 

 

Abazoviç për “Ballkanin e Hapur”: Çdo nismë që të çon drejt progresit ka mbështetjen e Malit të Zi, pres që Kurti të bashkohet në tryezë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook