Reperët shqiptarë janë përfshirë shpesh në konflikte dhe rrjetet sociale po bëhen si “mollë sherri” mes tyre për shkak të deklaratave me përmbajtje kërcënuese dhe ofendimeve që lëshojnë ndaj njëri-tjetrin.
Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është përfshirë sërish në një situatë aspak të këndshme, pasi dhunoi reperin Cllevio. Gjatë një koncerti të tij, fansat e reperit kanë dhunuar duke qëlluar me grushte një ‘Medi Iseni”. “Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, thotë ai, ndërsa pamjet e momentit janë bërë virale.
Reperi është shoku i Kozakut e Feros, dhe ka pasur përplasje me ofendime me reperin Noizy. Ndërkohë disa kohë më parë Noizy dhunoi reperin Cllevio përpara lokalit të tij, pasi ky i fundit e shante dhe e kërcënonte.
Cllevio u arrestua nga policia pasi theu masën “arrest shtëpie” dhe pritet të dalë nga burgu pasi gjykata i dha lirinë. Ndërkohë Stresi u përfshi në një tjetër sherr brutal me BMT, të cilin e dhunoi duke i shkaktuar këtij të fundit disa plagë në trup.