Kendall Jenner dhe Devin Booker vazhdojnë të shuajnë gjithmonë e më shumë thashethemet se janë ndarë.
Ylli i “Kardashians” ndau një fotoalbum në Instagram me foto dhe video nga pushimet në Hawaii që ajo dhe miqtë e saj bënë së fundmi. Por fansat detajistë kanë vënë re se supermodelja ishte e shoqëruar edhe nga Devin Booker. Në një nga fotot që vetë Kendall ka publikuar fansat vunë re lojtarin e Phoenix Suns duke notuar në sfond.
“Kendall Booker”, komentoi një fans.
“Devin Booker dhe Kendall ,” shkroi një tjetër.
Jenner, dhe Booker, ndezën thashethemet e ndarjes në fund të qershorit pas dy vitesh lidhje. Një burim i tha Page Six se çifti u ndanë duke qenë se karriera ishte prioriteti i tyre .
“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, tha burimi. “Karriera e Kendall-it gjithashtu dominon jetën e saj.
Rreth një javë pasi raportet e ndarjes filluan të dalin në sipërfaqe, atleti dhe modelja u fotografuan në Soho House në Malibu, por një burim i brendshëm më vonë tha se ekipi i Jenner e kishte bërë qëllimisht.
“Ekipi i saj nuk dëshiron që ajo të duket sikur ajo është ndarë”, tha një i brendshëm. “Njerëzit e saj kërkuan takimin.” Ata filluan të takoheshin në pranverën e vitit 2020, por nuk e bënë publike lidhjen deri në ditën e Shën Valentinit 2021 kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në Instagram.