Rama flet me shifra: Ja sa kemi fituar nga “Ballkani i Hapur”. Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

Rama 2

Mesazhe të qarta ka dhënë kryeministri Edi Rama në Samitin e Ohrit, ku iu bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit të bëhen pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas kryeministrit shqiptar, konfliktet e të shkuarës zgjidhen më mirë duke u afruar vendet me njëri-tjetrin.

Për Ramën, “Ballkani i Hapur” është një nismë, ku nuk fiton vetëm Serbia apo Vuçiç, por të gjitha vendet që janë pjesë, pasi sipas tij, eksportet e fermerëve mes Shqipërisë dhe Serbisë janë rritur në 63%+, ndërsa shifrat e turistëve janë rritur në 110% nga Serbia në Shqipëri dhe 51%+ nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

“Këtu do të jemi dhe sërish, njësoj si me grurin, do të provohet sa e vërtetë është që Ballkani i Hapur nuk është as i imi, asi i Vuçiç, as i Zaev apo Kovaçevski, as i Abazoviç, dhe as i askujt tjetër, por është i njerëzve, i familjeve. “Ballkani i Hapur” është i fermerëve shqiptarë. Kjo i thyen të gjitha llojet e pasqyrave të rreme, që janë ngritur kundër “Ballkanit të Hapur”.

Eksportet në përqindje të fermerëve, mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë rritur 63%+. Kjo do të thotë se është një treg, ku fermerët tanë po shesin dhe po fitojnë. Kjo është përgjigje për ata që thonë se do shesë e do fitojë Serbia. Natyrisht se Serbia nuk ka hyrë këtu për të humbur, por këtu jemi të gjithë për të fituar me punë, bashkëpunim dhe liri lëvizjeje. 110% rritje në shifra turistë nga Serbia në Shqipëri, 51%+ nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Kush fiton nga kjo, Vuçiç që po i merr Shqipërisë detin, si ai bajlozi që doli nga uji? Apo fitojnë shqiptarët, aty ku turistët vijnë dhe paguajnë?

Zjarret. Ne kemi ndërtuar një mekanizëm sot që flasim dhe këtë verë do shihni provat, për të ndihmuar njëri-tjetrin me logjistikë, me mjete nga ajri kundër zjarri. Më mirë t’i lëmë të digjen pyjet, se sa të na ndihmojë shkaju? Unë besoj se sa më shumë të afrohemi, aq më shumë shanse ka për të zgjidhur konfliktet, edhe mes Serbisë e Kosovës. Të afrohemi sa më shumë, që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin dhe në fund vetë njerëzit të jenë të vetëdijshëm se e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Rama flet me shifra: Ja sa kemi fituar nga “Ballkani i Hapur”. Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook