Egnatias iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje në pjesën e parë dhe dyshimet ishin të mëdha, paçka se fjalën e fundit e dha VAR-i. Gjyqtar kryesor në ndeshjen e luajtur në Shkodër ishte Ardian Beqiraj.
10’ Pedro shkëputet bukur i vetëm me Zogoviçin dhe preferon të pasojë për Delarxh, që godet dhe shënon për Egnatian. Anësori Kolleshi anulon golin për pozicion jashtë loje të Delarxh në momentin e pasimit nga Pedro, ndërsa edhe sistemi VAR konfirmon vendimin e tij.
23’ Sërish gol i anuluar për rrogozhinasit. Këtë herë është Delarxh që pason për Pedron dhe ky i fundit shënon. Mirëpo, edhe pse për gjyqtarët është gol i rregullt, VAR-i e anulon për pozicion jashtë loje të Delarxhit. Ka dyshime të mëdha për faktin se Adili mund të mbante në lojë sulmuesin e rrogozhinasve, por për teknologjinë kemi të bëjmë me pozicion të parregullt.
Arena e Lajmit
Loading…