“Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit?/ “Ballkani i Hapur”, Rama: Nuk pritëm luftën për të mësuar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, por duhet…

Rama 3

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samit e “Ballkanit Të Hapur”, që po mbahet sot në Ohër, u shpreh se nuk duhet të mbetemi me sytë nga e shkuara, por të shikohet dhe të ecet para.

Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i njerëzve dhe i shërben popullit, ndërsa shtoi se konfliktet zgjidhen duke qenë të bashkuar.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare tha se nëse nuk do te ishte Ballkani i Hapur, pasojat e luftës do te ndiheshin më shumë në vend e rajon, duke kujtuar këtu importin e grurit nga Serbia.

“Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit? Unë nuk besoj”, tha Rama.

“Por përtej gjithë miqve dhe partnerëve, shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do marrin  në duar fatet e vendeve tona.

Kur filluan zëra të dëshiruar për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan, përmes një retorike që është e pështirë. E dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, që mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt.

Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por të bindur se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.

SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni, dhe sot një nga aleancat më të forta është aleanca e këtyre shtete, dhe ja ku është sot Japonia, dhe nuk do ishte nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të ulej në gjunjë për bombat e tyre.

Ku janë sot Franca dhe gjermania, çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara? Janë bashkë për të fituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve.

Më lejoni të ndalem të disa fakte…. kontratat e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, që e kanë bërë historikisht dhe që nuk u bllokuan siç fare mirë do ishin bllokuar nëse nuk do ishim në Ballkanin e Hapur. Sepse Serbia ka marrë përsipër detyrime dhe reciprocitet.

Mos vallë duhet ndonjë imagjinatë për të menduar se çfarë do ndodhte nëse ne nuk do e merrnim dot atë sasi gruri. Me retorikën e konfliktit apo thirrje për tu futur në luftë?!

Vazhdojmë me energjinë. Sot jemi në një teh thike dhe jo vetëm ne këtu në rajon, por në gjithë botën, por ne jemi shumë më vulnerabël se shumë të tjerë, ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi do jetë se s’do ketë energji fare për ta blerë.

Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri tjetrit? Unë nuk besoj.

Dhe këtu do jemi dhe si me grurin do provohet se Ballkani i Hapur nuk është as imi, as i Vuçiç, as i Kovaçevski, as i Abazoviçit, dhe askujt tjetër, është i njerëzve”,tha Rama.

“Kemi luksin të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit?/ “Ballkani i Hapur”, Rama: Nuk pritëm luftën për të mësuar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, por duhet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook