Video/ Hidhnin kartëmonedha false në treg, pas 3 bashkëpunëtorëve, arrestohet organizatori i rrjetit të falsifikimit

Policia Tiranes6 933x445

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet si organizator i një veprimtarie të paligjshme ku hidhnin kartëmonedha false në treg.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘50 Dollars’ u arrestua personi i katërt, që është organizator, shtetasi me inicialet L. D.

NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.
Operacioni, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “50 Dollars”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: – L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D., i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Video/ Hidhnin kartëmonedha false në treg, pas 3 bashkëpunëtorëve, arrestohet organizatori i rrjetit të falsifikimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook