“Si do të afrohet Kosova në Ballkanin e hapur?”, Rama: Ftesa është gjithmonë e hapur, vendin bosh në tryezë nuk e mbush askush, por….

44444

Në një deklaratë për gazetarët shqiptarë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ftesa për Kosovën për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur” është gjithmonë e hapur, por se e respekton vendimin e autoriteteve për të mos u bërë pjesë.

I pyetur nga gazetarët sesi do të afrohet Kosova në “Ballkanin e Hapur”, kreu i qeverisë shqiptare tha se askush nuk e zë vendin e saj në këtë tryezë, dhe se ftesa është e hapur.

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet, vendi për Kosovës në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, nuk e mbush dot dhe nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për ti thënë i ka thënë, ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta lënë vendin bosh”, u shpreh Rama.

“Si do të afrohet Kosova në Ballkanin e hapur?”, Rama: Ftesa është gjithmonë e hapur, vendin bosh në tryezë nuk e mbush askush, por….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook