“Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur….”, Rama reagon për deklaratat e Lavrov: Ballkani për të i mbyllur

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet në Ohër nga gazetari i News24 Ergys Gjençaj për deklaratat e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Rama tha se nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani i Hapur do të ishte i hapur për të. Sipas tij, ai nuk ka hyrë sepse Ballkani për të është i mbyllur.

“Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj dhe nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë, urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani i Hapur do të ishte i hapur për të. Ai nuk ka hyrë sepse Ballkani për të është i mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan”, deklaroi Rama.

Fillimisht Rama tha në krye të konferencës se ishte në dispozicion të gazetarëve për shkak të interesit të madh dhe pamundësisë që në konferencën e përbashkët të mund të pyesnin të gjithë.
“Mirëdita të gjithëve, duke qenë se sot ka pasur një pjesëmarrje shumë të konsiderueshme në raport me samitet e tjera dhe duke qenë se po ashtu sot nuk jemi më 3 në konferencën e shtypit, por jemi pesë, patjetër nuk mund të linim ju përfaqësuesit e medias shqiptare, por dhe të tjerë që janë të pranishëm që janë të interesuar për të bërë një pyetje më shumë, prandaj jam këtu, urdhëroni dhe pyesni çfarë të dëshironi, në një kohë të shkurtër duke qenë se fillon konferenca e përbashkët”, tha Rama.

“Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur….”, Rama reagon për deklaratat e Lavrov: Ballkani për të i mbyllur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook