Salernitana edhe pse u mposht thellë në shtëpi ndaj Udinezes me rezultatin 0-4, mundi të mbijetojë për këtë sezon në Serinë A, sepse Kaljari barazoi pa gola 0-0 në transfertën e Venecias.
Vëmendjen e kësaj ndeshje e morën lojtarët që ishin rezervë të Salernitanës ku po ndiqnin rivalët e Kaljarit në kohë reale nga pankina me celular në minutën e 90′.
Një moment epik dhe gazmor ky ku këto pamje u bënë menjëherë virale në rrjet.
Skuadra nga Salerno e përfundoi Serinë A në vendin e 17-të në kuotën e 31 pikëve duke koleksionuar nga 38 ndeshje 7 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje me një golavarazh 33-78.
Ndërsa skuadra nga Sardenja, e cila ra zyrtarisht në Serinë B, e mbylli Serinë A në vendin e 18-të me 30 pikë dhe duke koleksionuar nga 38 ndeshje, 6 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje me një golavarazh 34-68.
– Arena e Lajmit
Loading…