Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Rexhio-Emilia, pasi Milani ngriti në qiellin e stadiumit “MAPEI”, titullin kampion që i mungonte prej 11 vitesh, ku kuqezinjtë triumfuan ndaj Sasuolos me rezultatin 0-3 me dygolëshin e Zhirusë dhe Kesisë.
Trajnerit Stefano Piolit i kanë vjedhur medaljen si fitues të kampionatit gjatë festimeve me tifozët ku i bëri dhe një apel për t’ia rikthyer sepse vetëm atë kishte.
Nuk vonoi dhe përgjigja e Ligës së Serisë A, ku me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” shkruajtën që do t’ia jepnin një të re gjatë ditës së sotme:
“Mister Pioli, medaljen do të ta japim një të re nesër (sot).”, ishte postimi i Ligës së Serisë A.
Ehi mister #Pioli, la medaglia te la diamo nuovamente domani 😅🥇
— Lega Serie A (@SerieA) May 22, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…