Po i ngjajnë një loje ping-pongu thumbimet dhe ironizimet mes Fjolla Morinës dhe partnerit të saj Fisnik Syla. Teksa dy ish-partnerët duket se janë ndarë në një mënyrë jo edhe shumë të mirë, në rrjet nuk i kursejnë statuset për njëri-tjetrin që po u japin atyre edhe vëmendje.
Këngëtarja i është përgjigjur Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkruan:
“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi. “
Ky status pason atë të një dite më parë ku shkruante: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”
Pas këtij mesazhi ka ardhur reagimi i biznesmenit, i cili e ironizon haptas ish-gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.
“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”-shkruante Fisniku.
Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.