Me përfundimin e kampionateve respektive, Juventusi dhe PSD-ja po planifikojnë skuadrat për sezonin e ardhshëm, me dëshirën për të qenë sa më kompetitiv. Nisur nevojat personale të secilës prej skuadrave, 2 klubet kanë menduar për një shkëmbim në merkato mes sulmuesit të Juves, Moise Kin dhe mesfushorit parizien Paredes sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”.
Kin i cili është një “njohje” e vjetër e Parisit, me futbollistin që kaloi një sezon në huazim te kampionët e Francës të cilët duket se nuk e kanë harruar dhe e kërkojnë një rikthim të tijin.
Italiani nuk është në planet e Juventusit, me “Zonjën” që sipas marrëveshjes me Evertonin është e detyruar ta blejë përfundimisht kartonin e tij në përfundim të këtij sezoni, për t’i gjetur më pas një skuadër të re.
Alegri do të ishte i kënaqur nëse ky shkëmbim do të realizohej me sukses, me teknikun i cili e ka vlerësuar gjithmonë Paredesin dhe eksperiencën e tij në Serinë A që mund t’i shërbejë skuadrës në këtë sezon të ri.
Arena e Lajmit
Loading…