Ndahen spitalet për tifozët e Romës dhe Fejnordit, frika e policisë se holandezët festojnë me kanabis

Gazeta Shqiptare/ Finalja e të mërkurës mes Romës dhe Fejnord pritet ta shndërrojë Tiranën në një stadium gjigand. Mijëra italianë dhe holandezë, tifozë “të thekur” të të dy skuadrave do të mbështesin futbollistët brenda dhe jashtë stadiumit, duke u shndërruar në një sfidë të paprecedent për policinë.

Ndeshja-FINALE-25-maj-Ora-2100-STADIUMI-AIR-ALBANIA-770x433

Gazeta Shqiptare mësoi se nga Italia dhe nga Holanda kanë udhëtuar edhe dy grupe policësh, të specializuar në menaxhimin e tubimeve të ngjashme në Romë dhe Roterdam. Rreth 20 policë italianë dhe 10 holandezë kanë pasur takime sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë ekspertizën e tyre në menaxhimin e tifozerive, për të cilat ka edhe materialet për elementët problematikë.

Për të evituar përplasjet, është parashikuar që tifo-grupet të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, që në hyrje të Tiranës. Por një burim pranë policisë së Tiranës tha për Gazeta Shqiptare se problem do të jetë konsumi i drogave të lehta nga ana e tifozevë holandezë. Duke qenë se kanabisi është i legalizuar në Holandë, nuk është çudi që dy ditët e ardhshme në rrugët e Tiranës të hasen tifozë që tymosin qetësisht kanabis, pa e ditur se në Shqipëri të vënë prangat.

Megjithëse ende nuk ka një urdhër të tillë të shkruar për policiët, pritet që uniformat blu të bëjnë “një sy qorr, e një vesh shurdh” për të shmangur skenat e pakëndshme në kryeqytet.

Megjithatë policia i druhet përplasjeve mes tifozerive gjatë mbrëmjes së të mërkurës, në varësi të rezultatit.

Për të qenë të sigurt për çdo skenar, edhe spitalet ku do të dërgohen tifozët në rast përplasjesh janë të paracaktuar. Burimi nga policia tha për Gazeta Shqiptare se ambulancat do të dërgojnë tifozë italianë tek spitali i traumës dhe tifozë holandezë në QSUT.

Gjithsej 3 mijë forca policore do të jenë në terren të mërkurën, kur pritet të jetë edhe kulmi i lëvizjes së dy tifozerive. Më herët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka siguruar se finalja do të jetë një ditë feste dhe se nuk ka vend për panik për qytetarët e Tiranës.


Loading…

Ndahen spitalet për tifozët e Romës dhe Fejnordit, frika e policisë se holandezët festojnë me kanabis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook