Pasi u votua si president i Republikës, Bajram Begaj nuk po humbet kohë, duke zhvilluar kështu takime për të marrë këshilla nga ish-krerë të shtetit shqiptar.
Begaj zhvilloi takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisu, Bamir Topin si dhe Rexhep Mejdani, ku për rreth 90 minuta bisedoi me ta dhe mori këshilla.
Takimi në fjalë u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët u shoqëruan nga makinat e Gardës së Republikës.
Gazetari Osman Stafa siguroi për BalkanWeb pamjet nga Pallati i Brigadave, ku mjetet e ish-presidentëve ikin pas përfundimit të takimit.
Këto takime vijnë disa ditë para se ai të marrë detyrën. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.