Apolonia nuk shkoi më shumë se disfata 3-2 përballë Korabit në finalen e “playoff”-it të Kategorisë së Parë duke humbur kështu shansin për të luajtur në Superiore sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “RTSH Sport”, tekniku italian i fierakëve, Juri Kanarsa, dha opinionin e tij për këtë sfidë.
“Ju falënderoj shumë. Është një ekip i ri në moshë. Them që lojtarët janë rritur shumë këtë vit dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë.
Çfarë nuk shkoj në këtë përballje? – Pësuam golin shumë shpejt. Reaguam shumë mirë, por kishim përballë një ekip me shumë eksperiencë.
Nga cili repart u ndjetë i tradhtuar? – nuk dua të akuzojë asnjë repart, ishim pak a shumë të gjithë aty. Por ky është futbolli.
E ardhmja? – Nuk e di akoma. Duhet të flas me presidentin për këtë gjë.
Kategoria e Parë dhe produkti? – Ka goxha ritëm. Njoftoj televizionet që të hedhin një sy më tepër në këtë kategori.
I nervozuar me tifozët e Korabit? – Nuk ishin tifozët e Korabit. Ishte një tifoz i anës tonë që ofendoj lojtarët e mi.
Dua t’i jap komplimente ekipit të Korabit dhe i urojmë fat të mbarë në vazhdimësi”, ishin fjalët e Kanarsës.
Arena e Lajmit
Loading…