Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka zhvilluar sot interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ku kryefjalë e diskutimit ishte Parku i Butrintit. Që në nisje të fjalës së saj Zhupa tha se Butrinti do të ndahet në dy pjesë.
Mes ironisë zhupa tha se ajo q ë duhet të jepet me koncension duhet të jetë Ministria e Kulturës.
“Gjendem sërish para jush për të shpjeguar sqarime nga ministrja e Kulturës në lidhje me kontratën e parkut, në fakt të qytetit antik të Butrintit, pasi janë garantuar se ai qytet do të ndahet në dy copa. disa do iu jepet për resorte, duke hequr 800ha tokë. Pyetja ime e parë që ende s’më ka marrë përgjigje është se si ka mundësi që shteti jonë të heqë dorë nga mbrojtja kulturore, historike, arkeologjike dhe t’ja dorëzojë një privati?! Si ka mundësi që shtetit ynë thotë se administrimi për Butrintin ka dështuar për politizim të administratës dhe paaftësi të saj”, tha Zhupa.
Sipas saj Pse nuk vendosin kritere dhe pse nuk ndryshojnë procedurat për administrimin e Butrintit duke vendosur profesionistë, apo duke krijuar borde me anëtarë apo arkeologë të shquar. Nëse kriteret për të dhënë me koncesion diçka është një administratë publike, atëherë institucioni i parë që duhet të jepet me koncension është ministria e Kulturës. Është institucion politik dhe i paaftë. T’ia japin Fondacionit Amerikan. T’i japim të njëjtin besim, pasi qenka më i aftë për të administruar perlën e trashëgimisë kulturore, pasi është perlë e administrimit.”, tha Zhupa.