Ai ka qenë i zënë me xhirimet e filmit të tij të ri, ‘The Pope’s Exorcist’, në Romë. Aktori i njohur Russell Crowe së bashku me fëmijët e tij ka vizituar së fundmi Koloseumin në kryeqytetin italian.
Aktori, 58 vjeç, i cili njihet për rolin e tij si Maximus në filmin ikonik të Sir Ridley Scott Gladiator në 2000, u kthye dy dekada më vonë së bashku me fëmijët e tij.
Aktori mori çmimin e Akademisë për aktorin më të mirë për rolin e tij në film, ku gjithashtu mori dhe çmimin si filmi më i mirë.
Duke ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, Russell pozoi me të dashurën e tij Britney Theriot, 31 vjeç, dhe djemtë e tij Charles, 18 vjeç dhe Tennyson, 16, jashtë amfiteatrit antik.
Ai bëri shaka në mbishkrimin: ‘Të çoj fëmijët të shohin zyrën time të vjetër’.
Regjisori vazhdoi turneun e tij duke vizituar shatërvanin e famshëm Trevi, duke e përshkruar atë si një nga ‘vendet e tij të preferuara në univers’.
Babai i dy fëmijëve, i cili ika me ish-bashkëshorten Danielle Spencer, 53 vjeç, dukej i relaksuar teksa eksploronte qytetin.
Danielle dhe Russell u martuan në prill 2003 në fermën e tij në Nana Glen, New South Wales. Ata u ndanë në vitin 2012 dhe finalizuan divorcin e tyre gjashtë vjet më vonë.
Russell dhe Britney konfirmuan romancën e tyre të përfolur gjatë me një puthje në mes të fushës së tenisit në nëntor 2020.
Fituesi i Oskarit besohet se është takuar për herë të parë me ish-aktoren në xhirimet e filmit të tij të vitit 2013, Broken City.
Çifti nuk kanë folur publikisht për romancën e tyre, pavarësisht se janë fotografuar së bashku në shumë raste. Në fund të vitit të kaluar, Russell dhe Britney kaluan kohë në Tajlandë dhe Maltë.