FOTO/ Johnny Depp shfaqet në shoqërinë e një vajze misterioze. Çfarë po ndodh me jetën personale të aktorit?

Johnny Depp është një njeri i socializuar dhe që e shijon jetën në maksimum- ndoshta edhe më shumë tani që drama me Amber Heard duket se më në fund përfundoi- dhe në horizont është shfaqur një ‘flakë’ e re!

JD u pa në Itali të dielën, ku ai ndodhet për të performuar për ‘Umbria Jazz Festival’ së bashku me shokun e tij, rokerin Jeff Beck. Siç e dini, dyshja janë kthyer në një grup tani dhe performojnë së bashku në vende të ndryshme prej më shumë se një muaji.

Në fotot e publikuara në mediat e huaja, ne shohim Johnny-n duke dalë nga makina për të shkuar në prova… por nuk është vetëm. Ylli i ‘Hollywood’ shihet në shoqërinë e një vajza tërheqëse me flokë të kuqe. Vajza misterioze duket se ishte e vetmja që shoqëronte Johnny-n teksa është parë duke i dhënë atij një çantë në një moment.

Mund të jetë thjesht një pjesëtare e ekipit që po punon me të në turne — ose, sigurisht, mund të jetë një hyrje e re në jetën sentimentale të aktorit, megjithëse nuk ka shumë prova për ta vërtetuar këtë.

Të gjithë duket se janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Johnny këto kohë. Fillimisht pati spekulime se ai po dilte me avokaten e tij Camille Vasquez. Mirëpo, diçka e tillë ishte e pavërtetë. Avokatja tha për revistën People: “Unë mendoj se kjo vjen me faktin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj. Është zhgënjyese që disa media e raportuan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është miku im dhe unë e njihja dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë-  ishin të papërshtatshme. apo joprofesionale. Është zhgënjyese të dëgjosh.”

Madje së fundmi ajo ishte në Çeki me të dashurin të cilin e prezantoi me Johnnyn.  Ylli i “Edward Scissorhands” u pa duke buzëqeshur teksa u takua me avokaten 38 vjeçare në koncertin e tij muzikor në Pragë.

Pamjet e takimit u regjistruan nga të pranishmit duke u shpërndarë në Internet ku janë bërë virale. Videoja tregon se Vasquez e prezantonDepp me të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edward Owen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Haley Toumaian (@robandhaley)

FOTO/ Johnny Depp shfaqet në shoqërinë e një vajze misterioze. Çfarë po ndodh me jetën personale të aktorit?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook