“Mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde”, Manastirliu replikon me Berishën: Në 8 vite nuk ndërtove një qendër shëndetësore, pandemia u përballua me dinjitet

1605177160 4589

Kreu i PD, Sali Berisha, është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Berisha i ka thënë Manastirliut se e ka vendin te Dumani dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë.

Berisha e ka akuzuar ministren se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë, ndaj dhe sipas tij, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë.

Nga ana tjetër, Manastirliu e ka quajtur Berishën një hipokrit, që gëzon për vdekjet, duke i thënë se gjatë qeverisjes së tij i pati kthyer spitalet në kioska.

Berisha: Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Fjalorin e kam unë mos kij merak, por …!

Po si ka mundësi mo që keni vendosur policinë më të egër. Ku i gjeni këto rregulla ju? I gjeni në labirinthet psiqike të një njeriu, që ka kaluar çdo fazë normaliteti. Si ka mundësi që silleni në këtë mënyrë? Çfarë ju duken juve zgjedhësit tuaj, pse nuk flisni për ta.
Kapardiseni me luks, me çanta të qëndisura me safirë dhe me Swarovski apo diamante, si të jeni në sallat e modës. Ndaj dhe njëherë për qytetarët thirrja ime është kjo, nëse këta nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie.

Manastirliu: Çfarë hipokrizie! Po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde! Më vjen shumë keq, por kur flet ti për shëndetësinë, kur flet ti që në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bërë një qendër shëndetësore, në 8 vite të qeverisjes tënde nuk bleve një ambulancë, në 8 vite të qeverisjes tënde ti i bërë spitalet kioska ku shiteshin pizhama, në 8 vite të qeverisjes tënde ti nuk bërë asgjë tjetër përveçse i vure kolegëve të tu çimka për të kuptuar atë që nuk kuptoje dot se nuk dije nga të vinte e keqja.

Dhe para se të vish këtu të flasësh për shëndetësinë dhe të flasësh për vdekjet, se vetëm ty mund të të ngazëllejë vdekja, ke për t’u përgjigjur për atë që ti je tashmë me damkë, me damkën e “non-grata”. Dhe kur të vish këtu dhe të flasësh për shëndetësinë apo të marrësh nëpër gojë njerëz, të cilët janë të përkushtuar në punën e tyre dhe po bëjnë dhe ato që ti nuk i bëre; dhe prandaj jemi duke punuar dyfish, se po të kishe bërë ndonjë gjë zotrote, nuk do ishim sot duke bërë dhe ato që ti nuk bërë dhe duke bërë edhe më shumë se ç’është bërë në 30 vite.

A ka më të madhe hipokrizi se sa të gëzosh për vdekjet! Vetëm ti mund ta bësh të gëzosh për vdekjen, se ty vdekja nuk të bën përshtypje! Nuk të bën përshtypje vdekja ty, sikurse nuk të kanë bërë përshtypje vdekjet e të pafajshmëve në Gërdec! Dhe kur flet për fatalitete, fjalët kanë shumë vlerë! Po është e vërtetë! Por më shumë vlerë se fjala, kanë faktet. Dhe ajo çfarë të vret ty Sali janë faktet dhe ajo që të vret më shumë është e vërteta! Dhe e vërteta edhe për fatalitetet, që për fat të keq kanë ndodhur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Botën, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe e ka përballuar pandeminë duke u përgatitur dhe duke i siguruar gjithë mbështetjen stafeve mjekësore dhe gjithashtu gjithë garancinë për qytetarët shqiptarë, që kanë marrë shërbim në kohë përgjatë gjithë periudhës së pandemisë dhe u vaksinuan, edhe kur vendet e tjera të rajonit nuk patën vaksina. Kjo u bë për të mbrojtur jetën e qytetarëve! Kështu që kur të vish këtu dhe të flasësh, fol me fakte se të kanë parë dhe të njohin qytetarët shqiptarë, edhe përtej qytetarëve shqiptarë, të njeh gjithë Bota sepse prandaj të kanë quajtur “non grata”.

Arena e Lajmit

“Mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde”, Manastirliu replikon me Berishën: Në 8 vite nuk ndërtove një qendër shëndetësore, pandemia u përballua me dinjitet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook