Më në fund! Belen Rodriguez konfirmon ribashkimin me Stefano De Martino përmes fotos romantike

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë padyshim një nga çiftet më të diskutuara të showbizit italian muajit e fundit. Kjo për arsyen se janë fotografuar shpesh bashkë, duke ndezur zërat për një rikthim ndonëse ata e kanë mohuar…deri tani.

Më në fund ditën e sotme, Belen është dorëzuar dhe ka publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit, duke konfirmuar zyrtarisht rikthimin. Çifti shfaqet gati për të shkëmbyer një puthje, duke emocionuar fansat dhe duke marrë qindra komente në vetëm pak minuta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)

Pak muaj më parë ata u kapën nga paparacët e “Chi” bashkë në një udhëtim. Rodriguez udhëtoi në Courmayeur për një projekt dhe De Martino iu bashkua menjëherë.

Çifti janë fotografuar në krahët e njëri-tjetrit, duke shijuar diellin me një gotë verë para në një shtëpi romantike druri në zemër të maleve.

Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit nisën pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.

Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës dhe ata u ndanë përfundimisht, megjithatë asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për fundin e lidhjes.

Më në fund! Belen Rodriguez konfirmon ribashkimin me Stefano De Martino përmes fotos romantike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook