“Mos flisni për monitorimin e çmimeve, por shkoni takoni njerëzit”, Shehu kritika qeverisë, përgjigjet Peleshi: Kundër spekulantëve është bordi, ne…

545454587

Deputeti i PD Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar qeverisë me kritika lidhur me varfërinë dhe rritjen e çmimeve. Sipas Shehut, qeveria nuk duhet të flasë për monitorim çmimesh, dhe as të ngrejë borde, por mjafton të flasin me njerëzit dhe në këtë mënyrë është lehtë e kuptueshme situata.

Sipas tij qeveria duhet të jetë aktive dhe të flasë për strategjitë që kanë hartuar për uljen e varfërisë.

“Ju po flisni për monitorimin e çmimeve zonja ministre, ju kërkoni të monitorioni çmimet, por u them se s’ka nevojë të krijoni institucione, shkoni dhe shikoni si jetojnë njerëzit, flisni me ta dhe shikoni si janë çmimet në treg, naftën, dhe i monitoroni çmimet.

Ju zonja ministre apo qeveria, duhet të vijë këtu dhe jo të flasë për monitorimet e çmimeve, por të thoni se çfarë strategjie keni për të ulur varfërinë. Çmimet po rriten në mënyrë galoponte dhe kush e mohon këtë nuk di çfarë të them.

Duhet të qëndroni më mënyrë aktive dhe jo pasove si qëndroni”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër Ministri Niko Peleshi tha se këto kritika janë të pabaza dhe se nuk mund të sulmohen bordet e monitorimit, pasi arsyeja pse janë ngritur janë për të shmangur

E kuptoj që opozitë do të thotë të kundërshtosh dhe është normale, por nuk e kuptoi kush është problemi juaj me bordin? Vetëm ju mendoni se rritja e çmimeve në Shqipëri ndodh jo për shkak të luftës.

Duhet ta pranojmë, duhet të biem dakord të shkaku. Kemi menduar se në këtë situatë luftë duhet të ketë një dorë të shtuar të shtetit në mënyrë të përkohshme që çmimet mos kërcejnë, mos ketë spekulim.

Kundër spekulantëve është bordi. Do ndërhyjmë sepse nuk është situatë e zakonshme. Si ka mundësi të thoni që s’keni bërë asgjë, ndërkohë që shumë të tjerë i kanë numëruar të gjitha masat që ne kemi marrë?!

Dhe dy fjalë për Ballkanin e hapur… sensi i kritikës suaj është i pakuptimtë sepse thoni se kërcënon ekonominë tonë, pra promovoni mbylljen e tregut, me pak fjalë ju jeni kundër anëtarësimit në BE”, th Peleshi.

“Mos flisni për monitorimin e çmimeve, por shkoni takoni njerëzit”, Shehu kritika qeverisë, përgjigjet Peleshi: Kundër spekulantëve është bordi, ne…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook