Një 23-vjeçar bastisi shtëpinë e Drake dhe refuzoi të largohej: Ai është babai im

Shtëpia e re e Drake me sa duket ka patur një vizitor të padëshiruar.

TMZ raporton se policët kanë arrestuan një të ri, i cili pretendonte se reperi ishte babai i tij. Policët u thirrën në rezidencën e reperit pranë Beverly Hills të premten e kaluar pasi një punonjës pa dikë pranë pishinës.

Policia e mori në pyetje 23-vjeçarin i cili pretendoi se reperi 35-vjeçar ishte babai i tij dhe ai thjesht po priste që të kthehej në shtëpi. Ai nuk arrinti të hynte brenda rezidencës teksa u shoqërua në komisariat për ‘dhunim banese’.

Drake shpenzoi 75 milionë dollarë për këtë pronë disa muaj më parë, duke e blerë nga këngëtari i “Take That”, Robbie Williams.

Drake nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit. Siç është raportuar, ai ka qenë duke kaluar kohë në Suedi, ku me sa duket është përplasur me policinë. Ekipi i tij fillimisht mohoi thashethemet rreth sulmit të supozuar të lidhur me marihuanë, por ai së fundi postoi një dokument në IG të tij të titulluar, “Informacion për ata që dyshohen për një krim dhe më pas arrestohen” dhe me siguri ai e mori këtë nga autoritetet suedeze.

Më pas, printimi rendit të drejtat e të paraburgosurit, si dhe ato të një personi që nuk është shtetas suedez, si Drake, i cili vjen nga Kanadaja. Ai gjithashtu nënvizoi se çfarë ndodh pasi një person ndalohet, duke përfshirë marrjen në pyetje për maksimumi gjashtë orë ose marrjen në paraburgim.

Një 23-vjeçar bastisi shtëpinë e Drake dhe refuzoi të largohej: Ai është babai im

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook