Nesër, më 25 maj, Shqipëria dhe Tirana do të presë për herë të parë një finale europiane. Roma dhe Fejnord do të sfidohen në stadiumin “AIR Albania” për finalen e Ligës së Konferencës.
“Panorama Sport” ka publikuar pamjet e para të mbërritjes së 100 tifozëve të Romës me traget në portin e Durrësit ku edhe gjatë orëve në vijim priten të zbarkojnë edhe mijëra të tjerë përmes portit të Durrësit.
Në tragetin me 100 tifozë romanë kanë qenë mes tyre edhe 7 fansa të Fejnordit, por duke mos krijuar incidente midis tyre. Disa furgonë policie janë të vendosur në port dhe kanë shoqëruar tifozët italianë sapo shkelën në Durrës.
Arena e Lajmit
Loading…