FOTO/ Aksident i frikshëm në aksin Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën dhe kthehet përmbys, plagosen dy shoferët

6d6b9554 47ec 4e68 A92e A74d4a2cf50e

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd.

Përkatësisht ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bushtricë” , ndërsa në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, kamioni është përmbysur , ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Arena e Lajmit

FOTO/ Aksident i frikshëm në aksin Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën dhe kthehet përmbys, plagosen dy shoferët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook