Vendimi/ Gjykata e Posaçme pushon çështjen penale ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Brunilda Bekteshi

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes penale ndaj Brunilda Bekteshit anëtare e KPK. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndaj zonjës Bekteshi ishte referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.

Vendimi/ Gjykata e Posaçme pushon çështjen penale ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook