Pasi diagnostifikua me sindromën e rrallë rreth një muaj më parë, Justin Bieber do të rikthehet në turneun e tij botëror. Zbulohet data e nisjes

Rreth një muaj më parë Justin Bieber zbuloi për fansat e tij se ishte diagnostifikuar me sindromën ‘Ramsay Hunt’ që shkaktonte një paralizë në fytyrë. Tashmë ylli i Popit është shëruar dhe është gati të rikthehet në turneun e tij botëror.

Disa takime në Amerikën e Veriut u anuluan për shkak të këtij problemi shëndetësor, ‘Variety’ raportoi se ai është gati për kthimin e tij.

Dhe pse ai tashmë ndihet më mirë, Bieber nuk është rikuperuar ende plotësisht, por ai ka besim se turneu do të rifillojë më 31 korrik. Në videon që ai postoi në rrjetet sociale, e gjithë bota mundi ta shohë paralizën në fytyrën e tij dhe numri i mesazheve mbështetëse vërshuan në sektorin e komenteve ishin të pafundme.

Këngëtari R&B, Usher, injkurajoi Justin Bieber ndërsa ka folur në ‘Extra’. “Si artist, mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht, dhe një jetë që vjen me një presion të madh.

Unë mendoj se ai padyshim e ka marrë botën në një udhëtim. Dhe atij udhëtimi, jam i lumtur që isha në fillim të tij dhe jam ende pjesë e tij edhe sot e kësaj dite, si mik. Mendoj se sido që të jetë ai duke përjetuar tani, është vërtet e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij.”

Pavarësisht lajmeve inkurajuese, lufta e Justin Bieber kundër kësaj sindrome nuk ka përfunduar ende. Ai duhet të kontrollohet vazhdimisht nga mjekët dhe të kujdeset për presionin që i ushtrohet ndërmjet çdo shfaqjeje. Kthimi në turne mund të komplikojë shëndetin e tij, por mjekët i thanë tashmë se është në rregull nëse ai e provon njëherë.

 

Pasi diagnostifikua me sindromën e rrallë rreth një muaj më parë, Justin Bieber do të rikthehet në turneun e tij botëror. Zbulohet data e nisjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook