“Rama violina e parë në orkestrën e Vuçiç”, Tritan Shehu për “Ballkanin e Hapur”: Kjo nismë sfumon Kosovën, do përfundojë në kosh

454545478787

I ftuar në “Frontline’ me Marsela Karapanço në News24, deputeti i PD, Tritan Shehu, tha se nisma “Ballkani i Hapur” është kundër interesave të Shqipërisë, dhe se kërkon të sfumojë Kosovën.

Referuar deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në samitin e “Ballkani i Hapur” një ditë më parë, kur tha se kushdo që kundërvihet kësaj nisme, është i destinuar të zhgënjehet, Shehu tha se jo vetëm që nuk është zhgënjyer, por se i është përforcuar më shumë vendosmëria kundër saj.

“Jo vetëm që nuk jam zhgënjyer, por më është forcuar vendosmëria për të qenë kundër kësaj nisme, se kjo nismë është kundër interesave tona që kërkon të sfumojë Kosovën, që bazohet në një duet Vuçiç-Rama. Rama nuk e do integrimin në BE, sepse ai po qeveris me një qeveri që qeveriset nga krimi, korrupsioni, dhe kjo është e papranueshme për BE, dhe po shikon drejt vendeve lindore. E ardhmja e qeverisë është Brukseli. Edhe pak vite më parë kur sollën në tavolinë iniciativën për shkëmbimin e territorit Kosovë-Serbi, Rama thoshte se i përkrahte Brukseli, si përfundoi ajo nisëm? Në kosh! Të dini se në kosh do përfundojë edhe kjo nismë”, tha ai.

Mes të tjerash, Shehu tha se kreu i qeverisë ka frikë të kalojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë, për shkak të dominancës që Presidenti Aleksandar Vuçiç ka ndaj ti.

“Rama u tall me viktimat e gjenocidit serb, i nëpërkëmbi ato. Rama po pengon që Shqipëria të dënojë gjenocidin serb. Ai Ka frikë të kalojë rezoluta që dënojnë gjenocidin sepse është dominimi i tij nga Vuçiç. Albini po reziston dhe unë e përshëndes për rezistencën që po bën”, u shpreh deputeti Shehu.

Duke komentuar falënderimin që Vuçiç i bëri Edi Ramës në samit, lidhur me “Ballkanin e Hapur”, Shehu tha se këtë e bën për shkak se kryeministri i vendit tonë është “violina e parë në orkestrën e presidentit të Serbisë”.

“Sepse Rama është padyshim violina e parë në orkestrën e tij. Duke i rënë hymnit të kompozuar nga Vuçiç për Ballkanin e Hapur, dhe violina e parë në ktë orkestër është Rama.

Sepse Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe ai në vend që të mbronte interesave të vendit tonë, është lidhur me këtë nismë të Vuçiç. Nuk pati falënderim për Zaevin, nuk më intereson shumë si është puna me të, ta gjejnë vetë ata. Më tremb që Shqipëria është në udhëkryq sot.

Shqipëria duhet të mbajë marrëdhënie shtetërore normale me Serbinë”, deklaroi ai.

 

“Rama violina e parë në orkestrën e Vuçiç”, Tritan Shehu për “Ballkanin e Hapur”: Kjo nismë sfumon Kosovën, do përfundojë në kosh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook