Bajerni ka bërë një goditje në merkato.
Klubi bavarez ka arritur të transferojë me parametra zero Nuser Mazraui, mbrojtësin që sapo përfundoi sezonin me Ajaksin.
Marokeni 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Gjermanisë ku do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra nga Bavaria me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Gjatë sezonit që sapo u përfundua, Mazraui me fanellën e Ajaksit në kampionat është aktivizuar gjithsej në 25 ndeshje ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste.
✍️2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ #ServusMazraoui
🔗 https://t.co/7ebvayuV2f pic.twitter.com/0KgfKTbHyS
— FC Bayern München (@FCBayern) May 24, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…