Harta e re gjyqësore “paralizon” sistemin gjyqësor në Shqipëri, Dhoma e Avokatisë merr vendimin final: Bojkot pa afat seancave

Harta Gjyqesore

Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

Në vendimin e sotëm, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat e proceseve gjyqësore të masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e listave të avokatëve të caktuar për mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara për vitin 2022.

Kujtojmë se bojkoti ka nisur prej ditësh dhe do të vazhdojë pa afat, për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që parashikon shkrirjen e disa gjykatave në rrethe.

Arena e Lajmit

Harta e re gjyqësore “paralizon” sistemin gjyqësor në Shqipëri, Dhoma e Avokatisë merr vendimin final: Bojkot pa afat seancave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook