Mbrojtësi i Liverpulit mezi pret finalen e revanshit ndaj Realit: Zbresim në fushë, për t’i… shqyer!

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit ka nisur të nxehet nga deklaratat e protagonistëve. Në fakt, ajo është ndezur që në momentin kur u mësuan dy finalistet. Dy klubet kanë jo pak histori mes tyre në Ligën e Kampioneve, teksa më 28 maj në Paris do të përballen për herë të tretë.

robertson

Liverpuli është skuadra e fundit që ka mundur Realin në një finale në Champions, ndërkohë që plagët nga humbja përballë madrilenëve në finalen e Kievit janë ende të hapura. Pikërisht atë humbje ka kujtuar mbrojtësi i të kuqve, Andi Robertson, për t’i lëshuar sfidën e hakmarrjes Realit. Dëshira për revansh është shumë e madhe për klubin nga “Anfield”-i.

“Humbja e kampionatit për një pikë natyrisht që të krijon një ndjesi të veçantë, por zhgënjimi ka zgjatur fare pak, sepse e gjithë vëmendja është zhvendosur në Paris.

Kanë mbetur edhe pesë ditë nga dita e madhe, një ndeshje epike, ku do të kërkojmë të sjellim trofeun e shtatë në shtëpi. Asnjë gjë nuk do të na e shuajë dëshirën tonë për të zbritur në fushë në Paris dhe për të fituar këtë trofe.

Suksesi në finalen e Ligës së Kampioneve do ta bënte të veçantë këtë sezon për ne. Na është dhënë një shans, një mundësi dhe ne jemi plotësisht gati për ta shfrytëzuar.

E dimë se jemi në gjendje ta mundim Realin, por natyrisht që duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Nëse luajmë siç dimë të bëjmë, e shtata vjen në shtëpi”, ka thënë mbrojtësi i majtë i Liverpulit.

Një sukses me Liverpulin kundër Realit në Champions do ta vinte mbrojtësin mes legjendave skoceze që kanë luajtur për “The Reds” si Daglish, Hansen, Sunes.

“Nuk do ta fus veten mes tyre. Vazhdoj t’i shoh ata dhe të marr këshilla prej tyre”. Skocezi ka folur edhe për timonierin e këtij Liverpuli, Jyrgen Klopin.

“Kur ai erdhi te Liverpuli, askush nuk besonte se një ditë do të garonim për Champions-in dhe Premierin, por ai e ka bërë më të mirë në këtë klub”, ka thënë Robertson.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI


Loading…

Mbrojtësi i Liverpulit mezi pret finalen e revanshit ndaj Realit: Zbresim në fushë, për t’i… shqyer!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook