VIDEO/ Tritoli në hotelin e drejtorit të FSDKSH Sarandë, policia jep detaje: Shpërtheu në hyrje të garazhit

Screenshot 2022 06 29 11.40.52 Pm

Policia e Sarandës zbardh detaje nga shpërthimi me tritol në hotelin në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë,  aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Policia njofton se në hyrjen e një garazhi ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Tritoli në hotelin e drejtorit të FSDKSH Sarandë, policia jep detaje: Shpërtheu në hyrje të garazhit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook