“I volitshëm, shumë cilësi dhe me parametër zero”, Marota del hapur: Dibala na pëlqen!

Pasi la pas krahëve një sezon fantastik, për Ivan Perisiçin ka ardhur koha që të mendojë për të ardhmen e tij. Kroatit i skadon kontrata në qershor dhe me deklaratat e javëve të fundit, kur shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën si e trajtoi klubi dhe shtyrjen e bisedimeve deri në fund të sezonit, u duk se lamtumira ishte e vendosur, për më tepër kur në horizont u shfaq Juventusi.

MAROTA INTER 1

Por Interi nuk pranoi të hiqte dorë nga një nga shtyllat e skuadrës, për më tepër duke përforcuar rivalët direktë dhe ditën e djeshme ka takuar agjentin e mesfushorit, për të diskutuar rinovimin. 33-vjeçarit, që kërkon 6 milionë euro në sezon, i janë ofruar 5 milionë plus bonuset për 2 vitet në vazhdim për të mbërritur në këtë shifër duke e rritur propozimin fillestar prej 4.5 milionë eurosh.

Në takim nuk ka qenë i pranishëm lojtari, me të cilin, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka pasur një kontakt telefonik, për ta vënë në dijeni të situatës, një situatë që ka ngelur ende pa përgjigje.

“Duam të vazhdojmë me të dhe do të bëjmë ç’është e mundur”, shprehej Marota në përfundim të ndeshjes ndaj Sampdorias dhe zikaltrit i kanë transmetuar agjentit se kjo është shuma maksimale që klubi mund t’i ofrojë.

“Rinovimi? Do të shohim”, ka qenë përgjigjja mes buzëqeshjesh e agjentit Fran Jurçeviç në përfundim të takimit, një përgjigje që bashkë me zërat që filtrojnë nga selia zikaltër ka dhënë shpresë për rinovimin e kroatit.

DIBALA – Nga ana tjetër, Interi kërkon të përforcohet edhe më tej dhe për këtë nuk ka hequr dorë nga Paulo Dibala. Sulmuesi që u dha fund 7 viteve të tij me Juventusin, është një nga mundësitë më të volitshme të merkatos falë transferimit me parametër zero që mund të realizohet dhe Bepe Marota nuk e ka mohuar.

“Paulo është fantastik, është një lojtar i lirë dhe pa dyshim që një si ai në këtë situatë me cilësitë që ka është një nga mundësitë më të mira në qarkullim. Interi po bën vlerësimet e tij dhe në ditët në vazhdim do të analizojmë merkaton dhe do të bëjmë lëvizjet tona”, u shpreh drejtuesi që pavarësisht këtyre fjalëve nuk pranoi të kishte pasur kontakte.

“Nuk kemi pasur kontakte me Dibalën”, iu përgjigj Marota pyetjes mbi nisjen e bisedimeve, një fjali që është parë vetëm si një mburojë ndaj zhvillimit të operacionit që pritet të sjellë Dibalën në Milano.

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

“I volitshëm, shumë cilësi dhe me parametër zero”, Marota del hapur: Dibala na pëlqen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook