Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open”, se maxhoranca po përdor si pretekst shpalljen e Sali Berishës non-grata nga SHBA, për të minuar demokracinë.
Eni Vasili: SHBA e ka bërë të qartë që nuk do të ketë marrëdhënie me PD nëse kryetar është zoti Berisha, edhe një pjesë e evropianëve duket sikur po i mbajnë të ngrira raportet. Edhe maxhoranca nuk merr në konsideratë asgjë nga grupi i Berishës në Parlament…
Ilir Meta: Pse nuk e marrin parasysh? Ai është deputet si gjithë të tjerët, ky është një sebep dhe keqpërdorim që ka ndërmarrë një vend i caktuar për arsyet e tij dhe për të minuar demokracinë. Ti ketë gjë e përdor për te minuar demokracinë. Janë pretekste Ku e ndalon kushtetuta marrjen në konsideratë të një veprimi të tillë?!
Arena e Lajmit