Tmerrohet 25-vjeçarja në Fier, një person i vjedh me forcë varësen që kishte në qafë, por nuk ia del “t’i mbathte”

45454545

Një 25-vjeçareje në Fier i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

Policia bën me dije se autor  i vjedhjes ishte një 40 vjeçar i cili është vënë në pranga pak pas ngjarjes, pas denoncimit të së resë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vend kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi me dhunë 25-vjeçares.

Tmerrohet 25-vjeçarja në Fier, një person i vjedh me forcë varësen që kishte në qafë, por nuk ia del “t’i mbathte”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook